Që nga viti 2002, “Shpresa-Al” operon në tregun e transporteve duke ofruar transport udhëtarësh brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht kjo kompani ka arritur që të mbulojë hapësirën brenda dhe jashtë Shqipërisë duke ofruar linja transporti urbane, interurbane, ndërqytetase dhe ndërkombëtare. Linja urbane “Shpresa-Al” përfshin transportin e udhëtarëve në linjën Kamëz-Tiranë-Kamëz ku 20 autobuzë qarkullojnë me intervale kohore çdo 5 minuta përgjatë 20 orëve. Linja interurbane përfshinë qarkullimin e autobuzëve të kompanisë nëpër linjën Kamëz-Durrës-Kamëz, Kamëz-Korçë-Kamëz, Kamëz-Peshkopi-Kamëz, Tiranë-Fushëarrëz-Tiranë, Tiranë-Krumë-Tiranë. Ndërkohë, transporti ndërqytetas operon në linjën Tiranë-Zallherr-Tiranë. Pavarësisht shtrirjes në të gjithë territorin shqiptar, kompania “Shpresa-Al Transport” ka konsoliduar edhe linjat e transportit Tiranë-Shkup-Prishtinë-Tiranë dhe Shkodër-Athinë. Përveç udhëtimit të sigurtë, “Shpresa-Al Transport” u siguron klientëve komoditet përgjatë gjithë udhëtimit. Po ashtu, kjo kompani ofron edhe transport mallrash ku me kamionët e saj ajo mundëson transport të sigurtë të mallrave të ndryshme tregtare përgjatë të gjithë territorit shqiptar e më gjerë.
Me një staf të kualifikuar inxhinierësh, kapacitete teknike, cilësi, vizion dhe kohë reale, “Shpresa-Al Construction” ofron punime të ndryshme civile, ndërtime infrastrukturore, ujësjellësa, kanalizime etj. Pavarësisht se ky aktivitet ka nisur në vitin 2004, brenda pak viteve kompanisë i janë besuar projekte të rëndësishme nga pushteti lokal, projekte të cilat i ka realizuar brenda të gjitha afateve dhe me standarte të larta cilësie. Ndër projektet kryesore të realizuara nga “Shpresa-Al Construction” janë “Ndërtimi i K.U.Z Bathore”, “Ndërtimi i K.U.Z Zall-Herr” “Rikonstruksione shkollash”-Komuna Lekbibaj Tropojë, “Rikonstruksion Qendër Shëndetësore”-Komuna Lekbibaj Tropojë, “Rikonstruksion i rrugës Lurë-Laknas” etj. Ndërkohë, në vitin 2007 aktiviteti është zgjeruar edhe me ofrimin e prodhimeve të betonit si Beton M-100, 150, 200, 250,300 dhe tuba e brodura të ndryshme betoni. Këto prodhime janë të testuara për rezistencën e shtypjes sipas të gjitha standarteve të ISTN-së. Po ashtu, prodhohen edhe tuba e bordura betoni me përmasa të ndryshme, sipas kërkesave të veçanta të çdo klienti.
Kjo kompani është tashmë gjerësisht e shtrirë dhe e integruar në tregun shqiptar të informatikës duke ofruar produkte dhe shërbime konkuruese për vendin. Një një treg ku kompanitë që ofrojnë të njëjtat shërbime me çmime që shpesh janë të paaritshme për familjet me ekonomi mesatare, kjo kompani që nga viti 2003 ka zgjedhur një rrugë tjetër. Çmimet e ulëta dhe shërbimet cilësore i kanë garantuar kësaj kompanie një numër të lartë klientësh të rregullt të cilët përveç blerjeve të produkteve teknologjike, marrin asistencë të vazhdueshme nga stafi i kualifikuar për çdo çështje teknike. Ndërkohë, asistenca teknike dhe serviset kompjuterike të “Shpresa-Al Computers” janë të njohura nga klientët sepse u kushtojnë pak kohë dhe para. Stafi i “Shpresa-Al Computers” është kualifikuar që çdo problem teknik i kompjuterave apo pajisjeve të tjera teknologjike të zgjidhet brenda pak minutave në mënyrë që klienti të mos jetë i detyruar të heqë dorë nga planet ditore. Po ashtu, vetë kompania informohet vazhdimisht për risitë teknologjike në vendet më të zhvilluara duke i sjellë ato në Shqipëri për të mundësuar që ato të jenë në dorën e çdo klienti shqiptar dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës së tyre.
Shpresa-Al Security eshte dega e SHPRESA-AL GROUP e cila eshte nje nder kompanite me te medha dhe me nivel te standarteve Europiane ne Shqiperi. Shpresa-Al Security ka filluar aktivitetin e saj ne Nentor 2004. Kjo Dege ka per synim te mbuloje fushen e sigurise me produkte dhe sherbim te standarteve Europiane ne teritorin e shqiperise dhe me gjere. Sistemet e sigurise, si kamerat e vezhgimit, alarmet, video fonite, sistemet e aksesit si dhe nje mori e gjere produktesh te tjera lidhur me sigurine, jane lista e produkteve qe ne i ofrojme tregut. Te gjitha produktet jane te certifikuara dhe te parametrave Europiane. Kompania jone “Nene” Shpresa-Al Group e ka bazen e fillimit te saj qe nga viti 1992. Shpresa-Al Group zoteron certifikaten UNI-EN-ISO 9001:2000 si dhe kredenciale te tjera. Shpresa-Al Group zoteron disa bisnese te ndryshme. Nje nder te cilat eshte Shpresa-Al Computer e cila ka fillimet e saj qe ne vitin 2002. Me pikat e saj te shitjes dhe sevisit te kompjuterave ne Tirane dhe rrethe, kjo dege jo vetem mbulon pjesen me te madhe te tregut te informatikes, por me sherbimin dhe cilesine e saj ajo po rrit cdo dite vlerat e Shpresa-Al GROUP
Duke filluar nga viti 2003, kjo kompani ofron shërbimet e saj edhe për furnizim karburanti dhe për servis makinash. Në kthesën Valias-Kamëz ndodhet pika e furnizimit me karburant dhe gaz, pikë e cila është në shërbim të çdo klienti përgjatë 24 orëve. Pranë kësaj pike karburanti, shoqëria disponon edhe një servis makinash 1200 metër katrorë ku një staf i specializuar ofron shërbime të ndryshme për makinat duke filluar nga lavazhi, lyerja e deri tek shërbimi i konvergjencës apo rregullimi i defekteve të ndryshme të makinave. Cilësia e shërbimit ofrohet nga një staf teknikësh, mekanikësh, llamarinistësh ndërsa çmimi i arsyeshëm për shërbimet mundësohet nga Shpresa-Al. Për të plotësuar shërbimet, kompania ka vënë në dispozicion të të gjithë klientëve edhe shërbimin e karroatreceve ku në çdo orë të ditës apo natës u vjen në ndihmë klientëve vetëm nëpërmjet një telefonate të shkurtër.
Përveç ofrimit të shërbimeve të ndryshme që plotësojnë nevojat e të gjithë klientëve, Shpresa-Al ka si pjesë të pandarë të kompleksit të saj në Kamëz edhe Bar-Kafe “Shpresa-al” ku çdokush mund të gjejë një ambient relaksues për të shijuar kafen “Danesi”. Përveç ambienteve relaksuese.