Kompania

Shpresa-al Group, aty ku cilësia është më e lartë se çmimi
Kompania “Shpresa-Al Group” e krijuar në vitin 2002 ka arritur të afirmohet brenda një kohë të shkurtër në tregun shqiptar si një kompani prestigjioze dhe e besueshme në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të saj. E nisur si një iniciativë private e presidentit Lush Osmani, kjo kompani e filloi aktivitetin e saj me ofrimin e shërbimit të transportit të udhëtarëve e të mallrave pas licensimit nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit. Megjithese fillimet e saj jane në fushën e transporteve, kjo kompani nuk e ka larguar asnjëherë prioritetet per nevojat e qytetarit për shërbime dhe produkte të tjera , fakt ky i vërtetuar në zgjerimin e mëtejshëm të kompanisë në fushën e informatikës, mekanikës apo ndërtimit. Tipar dallues i produkteve dhe shërbimeve që ofron “Shpresa-Al Group” është cilësia, e cila gjithnjë është më e lartë se çmimi, një faktor vendimtar për ekonominë e secilës familje shqiptare e cila tashmë nuk është e detyruar që të heqë dorë nga disa produkte apo shërbime për shkak të kostos.
e një ndërmarrjeje është pika e fillimit për një investim të sigurtë. Shpresa-Al Construction është një firme ndërtimi e themeluar dhe e njohur në industrinë e ndërtimit në të gjithë qytetet e Shqipërisë, në sajë të entuziazmit dhe seriozitetit me të cilin ne bëjm punën tonë. Kompania garanton dorëzimin e punës me një raport perfekt mes kohës dhe kostos.