Linja urbane “Shpresa-Al” përfshin transportin e udhëtarëve në linjën Kamëz-Tiranë-Kamëz ku 20 autobuzë qarkullojnë me intervale kohore çdo 5 minuta përgjatë 20 orëve. Linja interurbane përfshinë qarkullimin e autobuzëve të kompanisë nëpër linjën Kamëz-Durrës-Kamëz, Kamëz-Korçë Kamëz, Kamëz-Peshkopi-Kamëz, Tiranë-Fushëarrëz-Tiranë, Tiranë-Krumë-Tiranë. Ndërkohë, transporti ndërqytetas operon në linjën Tiranë-Zallherr-Tiranë. Pavarësisht shtrirjes në të gjithë territorin shqiptar, kompania “Shpresa-Al Transport” ka konsoliduar edhe linjat e transportit Tiranë-Shkup-Prishtinë-Tiranë dhe Shkodër-Athinë. Përveç udhëtimit të sigurtë, “Shpresa-Al Transport” u siguron klientëve komoditet përgjatë gjithë udhëtimit. Po ashtu, kjo kompani ofron edhe transport mallrash ku me kamionët e saj ajo mundëson transport të sigurtë të mallrave të ndryshme tregtare përgjatë të gjithë territorit shqiptar e më gjerë. |